Joakim Lëvi i jep përgjigje gjermane të pandreqshmit Vidal

Joakim Lëvi nuk e fshehu kënaqësinë e madhe që ndjeu, pasi ekipi i tij përfaqësues i rinuar gjerman arriti që, për herë të parë, t’i sillte Gjermanisë Kupën e Konfederatave, duke mundur 1-0 në finale të kësaj Kupe ekipin përfaqësues të Kilit që, pavarësisht se ishte më i “moshuari”, ishte një “arrë” e fortë, të cilën, sidoqoftë, arritën ta thyenin shpresat e ardhshme gjermane. Fitimi i tre trofeve të rëndësishëm (Botërori, Evropiani U-21 dhe Kupa e Federatave), brenda tre viteve, e tregon më se qartë se Gjermania është në majë të futbollit evropian dhe botëror, duke konfirmuar, kështu, fjalët proverbiale të ish-futbollistit të njohur anglez Geri Lineker që, në një rast, ka thënë: “Futbolli luhet mes dy ekipeve me gjithsej 22 lojtarë, por fitojnë… gjermanët”!

Në konferencën e shtypit mbas ndeshjes finale, trajneri i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, midis të tjerave, iu përgjigj edhe njërit prej futbollistëve kryesorë kilianë, Arturo Vidal, që, para finales së madhe, kishte deklaruar se përfaqësuesja e Kilit do të bëhet më e mira në botë, duke qenë se ajo do ta mundë Gjermaninë. “Para finales, Vidali tha se Kili do të bëhet ekipit më i mirë në botë, sepse do të na mundte neve. Kështu që, tani, unë mund të konludoj se, mbas kësaj fitoreje ndaj Kilit, ne vazhdojnë që të jemi ekipi më i mirë në botë”, tha shkurt dhe qartë Lëvi, që, në fakt, gradualisht, po shndërrohet në trajnerin më të suksesshëm në historinë e futbollit gjerman.

Sfidanti.al