MotoGP Marc Marquez, ‘kaiseri’ i garës së Gjermanisë, triumfon në Sachsering

Marc Marquez është ‘kaiseri’ i Çmimit të Madh të Gjermanisë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës bëri ligjin në këtë fundjavë në pistën e Sachsering duke fituar edhe garën për të regjistruar fitoren e 8 radhazi në këtë  pistë në të gjitha kategoritë. Në garën e kësaj fundjave, Marquez arriti të fitojë ndaj Johan Folger që bëri një paraqitje praktikisht perfekte duke i dhuruar vendin e dytë Yamaha Tech 3, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i Hondës, Dani Pedrosa. Nuk mundën dot të bënin më shumë pilotët e Yamahës, Vinales e Rossi që u renditën në vendin e 4 dhe të pestë, ndërkohë që pilotët e Ducatit, Dovozioso e Lorenzo u renditën respektivisht në vendin e 8 dhe të 11.  Pas Çmimit të Madh të Gjermanisë, Marquez merr kryesimin në renditjen e përgjithshme me 129 pikë i ndjekur nga Vinales me 124, ndërsa i treti është Andrea Dovizioso me 123 pikë.

Sfidanti.al