Seks në Turin e Francës? Janë Miss-et e podiumit; Bakelants në vorbullën e polemikave

Turi i Francës ende nuk ka filluar, por polemikat kanë shpërthyer dhe në qendër të tyre u vu cuiklisti  i skuadrës Ag2r, Jan Bakelants për shkak të një intervistë për një prej mediave belge. Gjatë kësaj intervistë, Bakelants u pyet se sa e vështirë është moskryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë Turit të Trancës dhe përgjigjja ishte vërtet indinjuese: ‘Janë ende filmat porno, por edhe vajzat që na shoqërojnë në podium’.

Organizatorët kërkuan menjëherë falje nga ana e drejtuesve të skuadrës Ag2r me këta të fundit që u përgjigjën menjëherë duke thënë se batutat e lëshuara nuk ishin aspak argëtuese dhe se ata kërkojnë ndjesë. Të njëjtën gjë e bëri edhe vetë Bakelants i cili pranoi se deklarara e tij ishte e papërshtatshme dhe kërkoi ndjesë për të gjithë personat që u ndjenë të fyer. Turi i Francës starton këtë të shtunë nga Dusseldorfi me etapën prolog prej 14 km që është kronometër in didvidual.

sfidanti.al