Futbollisti i Barcelonës, Arda Turan në instagramin e tij ka nderuar dhe kujtuar ish-presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, cili ka ndërruar jetë para 13 viteve. Mirëpo, ky nderim i tij ka shkaktuar revolt te mediat serbe, të cilat e kanë quajtur skandal këtë veprim të Turanit. “Nuk do të kërkojmë hakmarrje, por asnjëherë nuk do ta harrojmë atë që ka ndodhur. Ne vdesim, por ata nuk do të fitojnë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar mes tjerash Turan, citohet Zëri.