Nje nga basketbollistet me mire te kohes se sotme, amerikani Lebron Xhejms, nuk priti shume qe te kthehet ne seancat e stervitjevee pasi ekipi i tij i Klivlend Kavaliersave humbi ne serine finale 1-4 ndaj Golden Stejtit qe u shpall sivjet kampion i NBA-se amerikane. Kur doli ne stervitje, ai i habiti te gjithe me lukun (imazhin) e tij te ri, pasi koka e tij ishte krejtesisht qerose, pra tullace! Gjithashtu, ai nuk e mbajti gjuhen, duke iu pergjigjur cdo provokimi, perfshi edhe atij qe beri Drejmond Grini i Golden Stejtit gjate parades se ketij te fundit.
“Sa i perket pamjes sime te jashtme, pra qe une jam qethur krejtesisht qeros, kjo nuk ka asnje lidhje me Golden Stejtin. Kete gje une e kisha planifikuar prej kohesh. Sa i perket sezonit te ardhshem, synimi im eshte po ai i meparshmi, te arrij ne majat e basketbollit. Une nuk jam ndonje force dominuese ne NBA, por nje gje mund t’ju them juve, gazetareve, perballe meje mund te shenojne vetem Shaku (O’Nil) ne kohen e tij me te mire dhe vete Krishti”, tha duke qeshur Xhejmsi para gazetareve.
Sfidanti.al