Sipas “Calciomercato”, Aleks Sandro ka vendosur të largohet nga Juventusi pasi Çelsi ka rritur ofertën e tyre në 70 milionë euro. Më parë këtë javë, drejtori i bardhezinjve, Bepe Marota konfirmoi marrjen e një oferte shumë të konsiderueshme për mbrojtësin e majtë brazilian. Ai gjithashtu vuri në dukje se Juventusi nuk mban askënd kundër vullnetit të tij, duke ftuar në mënyrë efektive mbrojtësin që të kërkojë një transferim. Raportet në Itali këtë mbrëmje sugjerojnë se tashmë ka ndodhur dhe Aleks Sandro është gati të bashkohet me Çelsin, ku ai do të dyfishonte pagën e tij prej 2.8 milionë euro për të fituar mbi shtatë milionë euro neto në vit në Londër.
Juventusi gjithashtu do të përfitojë një fitim të madh, pasi e ka blerë 26-vjeçarin nga FC Porto për 26 milionë euro në verën e vitit 2015. Gjigantët e Torinos tashmë kanë nevojë për të zëvendësuar Dani Alveshin, i cili do të lirohet nga kontrata e tij me pëlqimin e ndërsjellë për t’u bashkuar me Mançester Sitin, kështu që duhet të shikojnë transferime për dy krahët e mbrojtjes. Mateo Darmian i Mançester Junajtid dhe Matia De Shiljo i Milanit janë quajtur vazhdimisht si caqe, por negociatat janë duke u intensifikuar me Atalantën për të rikthyer Leonardo Spinacolën, i cili është në huazim te skuadra nga Bergamo.