Doping në futbollin argjentinas, 2 lojtarë të River Plate rezultuan pozitivë në testet antidoping.

Dopingu mbërthen River Plate. Dy futbollistë të kësaj skuadre, Lucas Martinez dhe Camiloa Mayada rezultuan pozitivë në testet antidoping të kryer përpara disa javëve gjatë ndeshjeve të Kupës së Libertadores me substancën Idrioklorotiazid, një lëndë kjo që është në gjengdje të fshehë edhe substancat e tjera doping. Por problemet nuk mbyllen me kaq. JMedia argjentinase flet për mundësinë që në këtë cështje të jenë përfshirqë edhe 5 futbollustë të tjerë mes të cilëve Alario dhe Driusi. Drejtuesit e River Plate hodhën poshtë cdo akuzë duke  bërë si shkaktar të kësaj situate helmimin e ushqimit.Ditën e hënë klubi argjentinas do të duhet që të dërgojë në Komisiionin Antidoping të Conmebol një relacion për këtë  ngjarje. Dënimet që do të jepen pritet të jepen vetëm për futbollistët e përfshitrë, ndërsa vetë klubi mori garancinë se nuk e rrezikon përjashtimin nga Kupa Libertadores ku ka arritur deri në 1/8 e finaleve.

sfidanti.al