Juventusi, kështu si po qëndrojnë punët tani në klub, mund ta ndryshojë ekipin, madje në një masë jo të vogël, megjithëse ky nuk ishte synimi i klubit mbas fitimit të kurrorës së dyfishtë në Itali dhe pjesëmarrjes në finale të Ligës sëe Kampioneve të Evropës, ku ekipi italian u mund 1-4 nga Reali i Madridit. Dani Alveshi, tanimë, ka ikur, ndërkohë që drejtori Marota e konfirmoi këtë largim, duke theksuar se klubi nuk do të mbajë asnjë lojtar kundër dëshirës së tij, sigurisht, që si kompensim ndonjë klub ta mbushë plot arkën e Juventusit!
Deri tani, dihet se duan që të largohen Aleks Sandro dhe Kuadrado. I pari është objektiv i Celsit që është gati të paguajë deri në 70 milionë euro, ndërsa thuhet se Juvja është gati që ta pranojë këtë shumë. Sa i përket futbollistit kolumbian, për të është i interesuar Arsenali, por Juventusi nuk e lëshon atë për më pak se 30 milionë euro.
Sfidanti.al