Cila ishte padrejtësia më e madhe në Kombëtare, në kohën e trajnerit Silvinjo? Përgjigja nuk te fut në siklet: shpërfillja e sulmuesit të talentuar Ernest Muçi. Sapo erdhi trajneri Maran, si me porosi nga lart, u grisën listat e vjetra dhe në zemër të listës së re.. u vendos me shkronja të mëdha emri i Muçit. Shumë vetë e pagezuan si “magjia Maran”, aq sa besuan në një mrekulli, sikur trajneri italian kishte ardhur paketë bashkë me sulmuesin Muçi..
Shyqyr që iku Silvinjo, i bekuar qoftë Marani- thirren për rastin Muçi ! Por, si do t’ia bëjmë me Kristain Shpendin, i cili po shndërrohet në rastin “Muçi 2 “. Shpendi fluturon me gola, madje këtë herë me Çezenën e tij shënoi si sprintier i portës, 3 gola për 18 minuta, duke plotësuar një shfaqje virtuoze. Një show-gol qe shijohet cdo javë në Itali, po jo në vendin e tij, ku nuk mjaftojne vetem golat per te marre nje fanele te Kombetares.. Edhe pse thuhet se gjoja , tani me Maranin kemi gjetur “lumturinë”, shokët e Kombetares pickojnë Shpendin me shpoti : “ Muçi priti sa iku Silvinjo, ti do të presësh sa të largohet Marani..”
Sfidanti.al

