Kombëtarja e vajzave merr pjesë në ‘China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026’

Kombëtarja shqiptare e vajzave A do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, që do të zhvillohet në qytetin e Yongchuan, në Kinë. Në këtë turne do të marrin pjesë katër ekipe Kombëtare: Shqipëria, Kina, Malawi dhe Tajlanda.

Vajzat kuqezi do të kenë mundësinë të përballen me tri skuadrat pjesëmarrëse, në një aktivitet që do t’i shërbejë ekipit për përgatitjen dhe vijimin e punës në kuadër të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.