Një debat i madh ka shpërthyer rreth organizimit të finales së Kupës së Botës 2030, me Spanjën që ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes nga bashkëorganizimi nëse ndeshja vendimtare zhvillohet në Marok. Alberto Núñez Feijóo, lideri i opozitës spanjolle dhe kandidat për kryeministër, ka deklaruar hapur se finalja duhet të luhet në territorin spanjoll.
Sipas tij, Spanja ka argumente më të forta për të pritur ndeshjen më të rëndësishme të turneut, duke e konsideruar këtë si një çështje që nuk duhet të vihet në diskutim.
“Finalja duhet të mbahet aty ku është e drejtë dhe e përshtatshme, aty ku nuk ka asnjë dyshim: në Spanjë”, deklaroi Feijóo në emisionin “El Chiringuito”, në televizionin La Sexta. I pyetur nëse do ta tërhiqte Spanjën nga organizimi i përbashkët në rast se Maroku fiton të drejtën për të pritur finalen, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Po”.
Kupa e Botës 2030 do të organizohet nga Spanja, Maroku dhe Portugalia, ndërsa tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e kompeticionit.
Sfidanti.al

