Shqipëri-Finlandë drejt stadiumit të mbushur plot

Sfida Shqipëri-Finland është programuar më 12 nëntor. Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe vlen për raundin e pestë të Ligës së Konferencës. Shifra e biletave të shitura po shkon në 20 mijë. Padyshim që stadiumi do të jetë “sold out” në sekorët e lejuar për tifozët kuqezinj. Kombëtarja mban vendin e parë në grupin C1. Ndaj Finlandës duhet shmangur vetëm humbja, pasi edhe barazimi bën punë. Kështu që llogaritë përfundimtare do të bëheshin në transfertën e Bjellorusisë. Për ekipin e Rolando Maran është objektiv vetëm vendi i parë. Kjo pasi shikohet si një mundësi më tepër për të shkuar në Europianin 2028 përmes “play off”.