Cristian Shpendi në superformë, 8 gola në 10 ndeshje

Rrjeta duket se është bërë destinacioni i preferuar i Cristian Shpendit këtë sezon. Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në kampionatin italian, ku po kalon një periudhë të shkëlqyer me fanellën e Çezenës. Këtë herë, 23-vjeçari ishte protagonist në transfertën ndaj Sudtirolit, në një sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh, ndërsa Çezenës i duhej një reagim për të mos u larguar duarbosh nga kjo përballje. Dhe përgjigjja erdhi nga këmbët e sulmuesit kuqezi.

Një aksion i rrjedhshëm i miqve, topi përfundoi te Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar devijon saktë përpara portës dhe dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe rikthyer baraspeshën në 1-1. Një finalizim që konfirmon aftësinë për të qenë vendimtar në momentet kur skuadra ka më shumë nevojë. Ky ishte realizimi i tetë për Shpendin në dhjetë ndeshje të këtij sezoni.