Futbolli i tij është i humbur, por vetë presidenti Duka mbetet fitues ! Edhe në mbrëmjen gala të “Topit të Artë’ , presidenti, i cili vdes për reklamën e vetes së tij, , edhe pse nuk e shpallën fitues votuesit, ka gjetur mënyrën për të qënë triumfues në stilin e tij…
.. Ishte ulur pranë presidentit të Barcelonës , Laporta, dhe në momentin kur Barcelona u shpall ekipi më i mirë i vitit për femra, Laporta do të kalonte për të marrë trofeun, vetëm pasi presidenti ynë të çohej në këmbë, për t’i hapur rrugën. Ishte një moment i bekuar, që ndiqej nga e gjithë bota live. Dhe po të mos e kishe mëndjen të ngrehur, të dukej sikur Laporta po i hapte rrugën ..Dukës!
E kishim parë shpesh presidentin tonë kur zbret në fushë para ndeshjeve të Kombëtares ..për të bërë shfaqjen e tij unikale. Por, kjo e fundit në “Topin e Artë”, ishte gjetja e gjetjeve. Aq turbulluese, sa kur të kthehet në vendin e tij, të përulurit e futbollit, me siguri do ta urojnë si fitues !
Sfidanti.al

