Goditja më e rëndë pritet të vijë nga UEFA për Mançester Sitin. Klubi i Premier Ligë u shpall fajtor për thyerjen e 114 rregullave në Premier Ligë. Dënimi i UEFA-s mund të sjellë përjashtim nga 7 deri në 10 vite, pikërisht në të gjitha kompeticionet europiane. Kjo do të ishte edhe goditja më e rëndë për klubin anglez. Siti e ka apeluar vendimin duke pretenduar se është i pafajshëm. Në Premier Ligë po mendohet po ashtu çdo skenar. E rëndë do të jetë nëse Siti përjashtohet, bie nga kategoria apo i hiqen trofetë. Periudha 2009-2018 po i rëndon shumë Sitit. Të paktën në 10 vitet e fundit bëhet fjalë për klubin më të suksesshëm në Angli.

