Egnatia e nis me barazim

Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën e fazës së grupit në Conference League, 1-1 përballë danezëve të Midtjylland. Në ndeshjen e luajtu në “Elbasan Arena”, skuadra daneze u tregua më kërkuese në minutat e para, por ishin rrogozhinasit që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një krosim i Kryeziut nga e djathta e sulmit në minutën e 26-të është shfrytëzuar maksimalisht nga Gruda, i cili mposhti portierin Bakker me një gjuajtje me kokë. Megjithatë, skuadra e Midtjylland arriti të vendosë barazpeshën pas 7 minutash me një gol me kokë të shënuar nga Cho.

Në pjesën e dytë mundësitë për shënim nuk munguan deri në fund, me skuadrën daneze mjaft kërkuese, por rezultati mbeti i pandryshuar, barazim 1-1.