Vardari i Shkupit, pa asnjë mëdyshje, është kolektivi futbollistik pa asnjë konkurrencë e më me shumë trofe në Maqedoni dhe të gjithë ata që u takojnë brezave e simpatizantëve më të vjetër, e mbajnë mend mirë momentin historik që i përket vitit 1987. Më 14 qershor të atij viti, Vardari, për herë të parë në historinë e vet, u bë kampion i Jugosllavisë në futboll, një sukses, me të vërtetë, i papërsëritshëm i këtij ekipi që luante, atëkohë, nën drejtimin e trajnerit Andon Donçeski, ndërkohë që, në fillim të po atij viti, konsiderohej si një kandidat potencial për të rënë në ligën e dytë.
Por, megjithatë, Vardari i Shkupit, atë mesqershori të vitit 1987, u kurrorëzua si kampion i Jugosllavisë, ndërkohë që, atëkohë, krahas futbollistëvë të tilë me përvojë, si Darko Pançev dhe Ljupço Markovski, të gjithë të tjerët ishin lojtarë të rinj dhe me perspektivë. Atë vit, 1987, Vardari grumbulloi 38 pikë mbas 18 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin jugosllav, ndërkohë që fitorja të siguronte, atëkohë, vetëm 2 pikë.
Sfidanti.al