Familja Haaland blen shtëpi nl Abu Dhabi

Erling Haaland ka blerë një pronë luksoze në Abu Dabi, pasi shprehu publikisht mbështetjen e tij për Manchester City-n dhe pronarët e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u shpall shpall fajtor për shkelje të shumta financiare.

Haaland, 26 vjeç, shënoi gol ndërsa Manchester City arriti një fitore të lehtë 3-0 ndaj Liverpool-it në “Anfield” të dielën; kjo ishte ndeshja e parë e ekipit që kur një komision i pavarur e shpalli klubin fajtor për të gjitha akuzat lidhur me shkeljet e rënda të rregullave financiare të Premier League-s.

Në atë që mund të shihet si një tjetër shenjë besnikërie ndaj Manchester City-t dhe “Abu Dhabi United Group”, sulmuesi norvegjez ka blerë një pronë luksoze në kompleksin e sapondërtuar “Ohana Development” në ishullin Yas, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Edhe babai i tij 53-vjeçar, Alf-Inge Haaland, ka blerë një banesë në të njëjtin kompleks, ku çmimet e pronave thuhet se arrijnë deri në 7,5 milionë paund.

Manchester City ka një prani të konsiderueshme në kompleksin e ishullit Yas, i cili përfshin një akademi stërvitore të klubit, një hapësirë ​​të dedikuar “City Lounge”, si dhe logon e markën e ekipit të shfaqura në të gjithë hapësirën.