Një lajm i mirë vjen për Juventusin sa i përket gjendjes fizike të Kerim Alajbegovic, i cili u kthye në Torino i lodhur dhe me shqetësime fizike pas angazhimeve me kombëtaren e Bosnjës.
Futbollisti i datëlindjes 2007 ishte zëvendësuar në fundin e ndeshjes ndaj Suedisë për shkak të ngërçeve muskulore, ndërsa më pas qëndroi pushim, si masë paraprake, në ndeshjen e katërt ndaj Polonisë, për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm. Kontrollet e kryera nga stafi mjekësor i Juventusit në JMedical kanë përjashtuar dëmtime apo probleme të rëndësishme, duke konfirmuar se shqetësimi ishte thjesht pasojë e lodhjes muskulore.
Si rrjedhojë, fantazisti ka rifilluar punën, duke zhvilluar një seancë të personalizuar stërvitore së bashku me lojtarët e tjerë që janë kthyer nga angazhimet me kombëtaret.

