Carvajal, dështon transferimi te Getafe

E ardhmja e Dani Carvajal ka marrë një kthesë të papritur dhe në drejtim të kundërt me atë që pritej. Transferimi i mbrojtësit spanjoll te Getafe duket se është bllokuar, madje marrëveshja mund të jetë shembur përfundimisht. Vetë presidenti i klubit, Ángel Torres, e ka konfirmuar lajmin në një prononcim për El Chiringuito. I pyetur për situatën e Carvajal, ai u shpreh fillimisht se aktualisht nuk kishte asnjë negociatë në zhvillim. Por kur u pyet nëse marrëveshja kishte dështuar përfundimisht, Torres ishte i qartë: “Gjithçka ka marrë fund.” Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Getafes kishte bërë me dije se klubi kishte arritur një marrëveshje me Carvajal dhe se mbetej vetëm miratimi nga LaLiga për të finalizuar transferimin.