Me San Marinon: hapet thesi i golave apo ..të drithërohemi?

A do të ngremë stekën e golave sot në mbrëmje me San Marinon?  S’bëjmë dot më shumë se 5 gola, aq  sa e kemi rekordin historik apo do të vemë “dorën në zemër”.  Ishalla nuk na dëgjon trajneri i Kombëtares, Ronaldo Maran , i cili paska thënë se “drithërohem kur dëgjoj që thonë se është ndeshje e lehtë me San Marinon”..

Ka të drejtë trajneri se futbolli nuk ka besë dhe.. akoma më shumë Shqipëri, ku  ekipet e vogla na duken sikur jemi ne timon  dhe  kalon para..macja e zezë! Edhe me Finlandën, ndeshja e fundit, trajneri Maran na paralajmëroi se “ Finlanda është një ekip që të bën të luash keq “. Në fakt , doli e kundërta, Finlanda na zbukuroi qysh në fillim të ndeshjes, aq bindshem,  sa dukej sikur fitorja e kishte marrë rrugën, por ishim ne vetë që bëmë harakirin…

..Kur luajtëm në San Marino u qamë për fushën e keqe, tani që luajmë në fushën e Kombetares dhe jo te ekipeve shqiptare te kampionatit,(pale si e ka emrin.. “Shtepia e futbollit”)  në Air Albania, sigurisht që nuk do të ankohet askush,  sepse “kështu e do zakoni”. Mirë fusha, po halli arbitrit! Kur luajtëm me Finlandën na u shfaq një arbiter “fodull” , sa po  të besosh çunat e Kombëtares dhe trajnerin Maran, ndikoi më shumë tek humbja sesa gafat e portierëve tanë..

Sfidanti.al