Alesandro Bastoni ishte sërish protagonist për Italinë, duke shënuar golin e dytë radhazi pas atij ndaj Turqisë. Mbrojtësi barazoi 1-1 ndaj Francës, pas një aksioni personal.
Pas ndeshjes, Bastoni u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. “Ishte një ndeshje e vështirë, por jam krenar për të gjithë”, tha ai. Për golin e dytë radhazi, mbrojtësi theksoi se më e rëndësishmeishte që realizimi ndihmoi Italinë të merrte një rezultat të vlefshëm. Bastoni foli edhe për periudhën e vështirë që kishte kaluar.
“Nuk e kam humbur kurrë besimin te vetja”, u shpreh ai. “Një apo dy episode nuk mund të prishin një karrierë me mbi 300 ndeshje”.

