Vedat Muriqi ka reaguar pas humbjes 1-3 të Kosovës ndaj Austrisë, duke kërkuar falje për rastet e humbura dhe duke marrë përgjegjësinë për mundësitë që nuk arriti t’i konkretizonte.
“E dinim para ndeshjes se do të kishim përballë një kundërshtar të fortë. Erdhën mbi 15 mijë shqiptarë dhe pata një rast në fillim të lojës. Nëse do të kisha shënuar, ndoshta ndeshja do të kishte shkuar ndryshe. E marr përgjegjësinë për rastin dhe më vjen keq”, deklaroi Muriqi.

