Erling Haaland nuk ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që do t’i mundësonte largimin automatik nga Manchester City në rast se klubi bie nga Premier League.
Sipas raportimeve të SPORT, norvegjezi është i lidhur me “Citizens” deri në vitin 2034, pasi në janar të vitit 2025 nënshkroi një kontratë të re nëntëvjeçare e gjysmë. Edhe raportimet e Sky Sports në atë kohë konfirmuan se marrëveshja e re nuk përmbante klauzola lirimi. Megjithatë, situata mund të ndryshojë në vitet e ardhshme.
Sipas raportimit të SPORT, Haaland mund të ketë mundësi të largohet rreth vitit 2030, nëse dëshiron të ndërpresë aventurën në “Etihad”. Po ashtu, çmimi i mundshëm i transferimit të tij pritet të ulet gradualisht sa më shumë që kontrata e tij t’i afrohet fundit në vitin 2034.

