Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, kuqezinjtë arritën të zhbllokohen pas gjysmë ore lojë. Një 11-metërsh i fituar nga Gjimshiti u kthye në gol nga Asllani. Në fundin e pjesës së parë, Muçi dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Muçi, Asllani dhe Manaj ishin një rrezik konstant për portën bjelloruse, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-0 për kuqezinjtë. Fokusi tashmë zhvendoset te sfida e radhës, San Marino – Shqipëri, më 29 shtator, në orën 20:45, në San Marino.

