Infantino u shkruan federatave: Le të reformojmë qeverisjen e FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka propozuar një “konsultim” të federatave për të reformuar qeverisjen e organizatës, në një letër drejtuar 211 shoqatave anëtare të saj.

“Do të propozoj që Këshilli i FIFA-s të organizojë një konsultim të drejtpërdrejtë, të strukturuar dhe të kufizuar në kohë me konfederatat, shoqatat anëtare dhe palët e interesuara mbi mënyrat për të forcuar më tej proceset e vendimmarrjes së FIFA-s”, shkroi Infantino në letër, një kopje e së cilës u sigurua nga AFP. Propozimi vjen në një kohë kur presidenca e tij është në krizë të thellë pas zbulimit të një plani të dështuar për të krijuar një kompani tregtare të hapur për investitorët privatë.