Sprinteri kanadez, Andre De Gras, thotë se ai nuk ka ndërmend që të bëhet sprinteri më i shpëjtë në botë, pra, më i mirë sesa rekormendi i botës nbë 100 m dhe 200 m, Usain Bolt, që ndodhet në prag të “pensionit”, por synon vetëm që ta mundë atë në pistën e atletikës. De Grasi vë në dukje se ai zotëron një formë të mirë dhe se mezi po e pret duelin e madh në kampionatin ardhshëm botëror që do të zhvillohet, këtë gusht, në Londër.
“Do të synoj që ta mund Usainin këtë vit, sepse e ndjej se kam forca dhe shanse të mëdha që ta bëj këtë. Jam në topformë dhe, për këtë arsye, synoj fitoren”, i tha De Grasi agjencisë amerikane të lajmeve, ASPRESS. Ky sprinter kanadez ka konkurruar më Boltin në Olimpiadën e Rios, ku fitoi medaljen e argjendtë në 200 m dhe atë të bronzit në 100 m e stafetën 4-100 m, duke u bërë, kështu, atleti i parë kanadez që fitonte tri medalje në një olimpiadë.
Sfidanti.al