Marrëveshja për ndeshjen e shekullit Meiudher – MekGregor u nënshkrua?

Media amerikane shkruan se ndeshja e madhe ose megadueli që me siguri, nëse do të zhvillohet, do t’i thyejë të gjithë rekordet e deritanishëm botërorë sa u përket shitjes së biletava, fitimeve që do të sigurohen nga të drejtat televizive dhe reklamat, etj., më në fund, është vendosur që të zhvillohet, pasi u nënshkrua edhe marrëveshja e shumëpritur!

Sipas mediumeve amerikanë që u referohen burimeve të mirinformuar, Fllojd Meiudher Juniori, më në fund, e nënshkroi marrëvshjen përkatëse për ndeshjen kundër luftëtarit irlandez, Konor MekGregor. Më këtë rast, si datë e mundshme e ndeshjes përmendet 26 gushti i këtij viti, kurse, si vend i zhvillimit të megaduelit – Las Vegasi. Këtë lajm, në fakt, i pari e dha gazetari Xho Bigs që iu adresua një burimi të drejtpërdrejtë nga shtëpia e Meiuedherit. Ai shkroi në twitterin e tij: “Meiudheri dhe MekGregroi sapo nënshkruan marrëveshje. Për ndeshjen ata u morën vesh”.

Sfidanti.al