PSG ka gati 40 milionë për Balde

Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për Alejandro Balden, raporton El Nacional.

Sipas mediumit spanjoll, Luis Enrique e dëshiron mbrojtësin e Barcelonës në Paris për ta përdorur si alternativë për Nuno Mendes në krahun e majtë. Situata e Baldes në Barcelonë mund të ndikojë në një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi mungesa e minutave të rregullta mund ta shtyjë klubin katalanas ta shqyrtojë shitjen e tij.