Irlanda ka publikuar listën për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku është përfshirë edhe Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata. 21-vjeçari është rikthyer në grumbullim pas një dëmtimi serioz dhe po aktivizohet sërish me Watfordin në Championship.
Por sfida e parë e Irlandës do të ketë një domethënie të veçantë për Vatën. Më 24 shtator, Irlanda përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në duelin që hap aventurën e të dyja skuadrave në grupin B3. Vata synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë te përfaqësuesja irlandeze dhe përballja në Prishtinë do të jetë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij pas rikthimit nga dëmtimi.

