Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF. Është bllokuar merkato e Tiranës, Vllaznisë, Besës dhe Lushnjës deri në pagesën e plotë të detyrimeve ndaj lojtarëve, që kanë fituar çështjet. Është pezulluar me 8 ndeshje drejtori sportiv i Vorës, Bazion Tragaj dhe me 2 ndeshje drejtori sportiv i Tiranës, Omer Bunjaku. Laçi, Vllaznia, Skënderbeu dhe Tirana gjobiten për sjellje të gabuar të spektatorëve.
Vendimet e plota:
- KF Laçi, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i KF Vllaznia, Adnard Mehmeti, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së problematikave teknike apo organizative që shkaktojnë ndërprerjen e zhvillimit normal të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës dhe në rregulloret e FSHF.
- Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
- KF Oriku, për mosrespektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, duke shkaktuar vonesë në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i Luzi Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Shiroka, Ardit Mani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Akademia e Futbollit U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-18, kundër KF Vora U-18, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Romeo Harizaj kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 03.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Gledi Mici kundër KF Tirana, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- KF Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Emiljano Çela kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Bekim Kuli kundër FC Besa, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- KF Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Ardit Hoxhaj kundër KF Lushnja, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kleandro Lleshi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 19.06.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fatmir Prengaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 08.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erisildo Smaçi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 07, datë 25.03.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ildi Gruda. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 04, datë 19.02.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Igli Rrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

