Bashkëshortja e Koeman ndahet nga jeta

Ronald Koeman po përjeton një humbje të rëndë: bashkëshortja e tij, Bartina, ka ndërruar jetë. Ajo ishte 65 vjeçe dhe prej kohësh po luftonte me kancerin e gjirit. Ish-trajneri i kombëtares së Holandës e dha lajmin mëngjesin e sotëm përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale: “Me trishtim të thellë, por edhe me krenari e dashuri të madhe, i themi lamtumirë një gruaje të mrekullueshme – nënës dhe gjyshes sonë të dashur, Bartina Koeman-Boddeveld.”