Merr fund dilema për Brajan Grudën, sulmuesi pritet të zgjedhë Gjermaninë

Merr fund dilema për Brajan Grudën. Sulmuesi me prejardhje nga Shkodra pritet të zgjedhë Gjermaninë dhe të marrë ftesën e parë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sipas “Sky Sport DE”, Gruda është një nga lojtarët e rinj të nominuar nga Gjermania për ndeshjet e muajit shtator. Sulmuesi është kërkuar prej vitesh nga Shqipëria, por ka refuzuar ftesat e kuqezinjve, duke pritur mundësinë për të përfaqësuar Gjermaninë. Gruda ishte ftuar më parë nga Julian Nagelsmann për t’u stërvitur me ekipin e parë gjerman, por ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me kombëtaren. Pas transferimit te RB Leipzig, sulmuesi ka spikatur me paraqitjet e tij dhe ka fituar vlerësimin e stafit teknik gjerman. Shpejtësia dhe aftësia e tij në driblim janë ndër elementët që kanë bindur trajnerin, duke e afruar gjithnjë e më shumë me ekipin kombëtar. Nëse ftesa konfirmohet dhe Gruda aktivizohet në një ndeshje zyrtare, mundësia që ai të veshë fanellën e Shqipërisë do të mbyllet përfundimisht. Sipas raportimit, talenti shqiptar mund të jetë pjesë e formacionit të Gjermanisë së bashku me Lamine Yamal dhe Florian Wirtz.