Kombëtarja humbet shërbimet e Myrto Uzunit

Siç edhe pritej, Myrto Uzuni mungoi në ndeshjen e radhës së Austin FC, teksa skuadra e tij vijoi formën pozitive duke mposhtur 1-2 Vancouver Whitecaps në transfertë. Kjo ishte java e katërt radhazi që sulmuesi shqiptar mungon në MLS, për shkak të dëmtimit në këmbë. Edhe pse ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, situata ngre shqetësime për praninë e Uzunit te Kombëtarja shqiptare.

Nëse dëmtimi vijon ta mbajë jashtë fushave, Uzuni pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.