Antonelli “mbret” edhe në Madrid

Andrea Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Madring, duke fituar Çmimin e Madh të Spanjës dhe duke u bërë piloti i parë që triumfon në pistën e re të Madridit. Piloti i Mercedesit konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon në sezonin 2026.

Gara në Madring ishte spektakolare dhe me shumë momente dramatike. Antonelli nuk pati nisjen ideale, pasi në xhiron e parë doli nga pista në kthesat 1 dhe 5 dhe humbi pozicion ndaj Max Verstappen. Megjithatë, zhvillimet e mëtejshme të garës i dhanë mundësinë të rikthehej në krye.

Një moment vendimtar erdhi pas ndërhyrjeve të makinës së sigurisë virtuale. Mercedes reagoi shpejt duke futur Antonellin në bokse, ndërsa McLaren nuk arriti të përgjigjej në kohë. Lando Norris humbi epërsinë pas një ndalese jo të mirë dhe Antonelli mori kontrollin e garës.

Italiani menaxhoi në mënyrë perfekte gomat dhe rezistoi deri në fund, duke siguruar fitoren e tij të tetë të sezonit. Pas suksesit në Monako, Monza dhe Spa, Antonelli tashmë ka triumfuar edhe në Madrid dhe po shkëputet gjithnjë e më shumë në krye të kampionatit