Veseli transferohet në Livorno

Frederik Veseli ka zyrtarizuar destinacionin e tij të ri. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar si futbollisti më i ri i Livornos, duke nisur një kapitull të ri në karrierë në Serinë C të futbollit italian.

Veseli ishte aktualisht pa kontratë, pasi përfundoi bashkëpunimin me Sudtirolin, ku luajti gjatë sezonit të fundit. Pas shqyrtimit të disa ofertave, mbrojtësi ka zgjedhur projektin e Livornos, klub që synon rikthimin në Serinë B.