Leon Pohlus nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Portieri 29-vjeçar ka konfirmuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me klubin shkodran, duke i dhënë fund aventurës së tij pas vetëm një sezoni.
Pohlus u bashkua me Vllazninë verën e kaluar, pas transferimit nga Shamrock Rovers dhe gjatë sezonit të kaluar u shndërrua në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës. Tashmë, pas përfundimit të kontratës, ai është lojtar i lirë.

