“Camp Nou”, favorit për të pritur finalen e Champions League 2029

“Camp Nou” ka marrë avantazhin ndaj Wembley-t në garën për të pritur finalen e Champions League në vitin 2029. UEFA pritet të njoftojë në muajin shtator stadiumin që do të jetë skena e finales së turneut më prestigjioz europian.

Sipas raportimeve të “Marca”, stadiumi i Barcelonës shihet aktualisht si favorit për të fituar të drejtën e organizimit të finales. Finalja e vitit 2027 do të zhvillohet në ‘Metropolitano’, ndërsa për vitin 2029 në garë kanë mbetur ‘Camp Nou’ dhe Wembley.