Armando Broja ka ndryshuar kompaninë që e menaxhon, duke u larguar nga “Team Raiola” dhe duke u bërë zyrtarisht pjesë e “SEG – Sports Entertainment Group”. Bie në sy se pronarët e kësaj agjencie të madhe janë holandezë, ndërsa në portofolin e saj nuk bëjnë pjesë vetëm lojtarë të njohur, por edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i merkatos dhe Broja ka pasur mundësinë të luajë titullar, por pa lënë gjurmë me paraqitjet e tij. 24-vjeçari i Kombëtares shqiptare iu bashkua Burnleyt verën e kaluar për një shifër të konsiderueshme, me raportimet e kohës që flisnin për rreth 20 milionë paund. Tashmë, ndryshimi i agjencisë vjen në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, i cili pritet të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.

