Juventus, gjithçka gati për Kessie

Juventusi është shumë pranë mbylljes së transferimit të Franck Kessie-t, me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë që pritet të rikthehet në Itali pas tre vjetësh. Marrëveshja tashmë është në fazën finale dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u përcaktuar.

Takimi i zhvilluar në Milano mes drejtuesve të Juventusit dhe agjentëve të Kessie-t ka dhënë rezultat pozitiv. Për lojtarin është gati një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon të tretë, me pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.