Kriza te PSG-ja, tensione mes Dembele dhe Luis Enrique

Tensione të reja raportohet se kanë shpërthyer te Paris Saint-Germain mes Ousmane Dembélés dhe trajnerit Luis Enrique. Sipas raportimeve, java pushim që iu dha sulmuesit francez nuk është konsideruar si një periudhë e planifikuar pushimi, por si një masë disiplinore nga klubi. Dembélé ishte i vendosur të luante nga minuta e parë ndaj Aston Villas dhe, pavarësisht pushimeve, kishte vijuar të stërvitej individualisht për të qenë në formën e duhur. Kjo situatë mund të shënojë përplasjen e parë serioze mes Dembélés dhe Luis Enrique, ndërsa tashmë nuk përjashtohet as mundësia e një largimi të francezit nga PSG gjatë kësaj vere. Megjithatë, sipas raportimeve, lojtari dhe klubi vijojnë të jenë në bisedime për rinovimin e kontratës, duke e lënë ende të hapur të ardhmen e fituesit të Topit të Artë.