Teknoligjia mund njeriun

E pabesueshme, por është e vërtetë. Gjatë provave për Kampionatin Botëror të Robotikës Humanoide, roboti arriti një shpejtësi maksimale prej 14.5 m/s.

Askush nuk kishte vrapuar ndonjëherë në 100 metra nën 9.58 sekonda, ashtu siç bëri sprintieri xhamajkan Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Berlinit në 2009.

Ky rekord, i cili dukej dhe ende duket i pathyeshëm nga njerëzit, u thye pas 17 vitesh nga një robot humanoid. Koha e re e regjistruar: Vetëm 9 sekonda e 32 të qindtat (9.32s).

Ky humanoid është zhvilluar gjatë viteve të fundit nga prodhuesi kinez i teknologjisë (kryesisht i njohur për smartfonët), Honor. Roboti që është i pagëzuar me emrin “Lightning” (Rrufeja) nga krijuesit e tij, kapi majën e shpejtësisë prej 14.5 metrash në sekondë gjatë një eventi testues.