Flick lë të hapur të ardhmen e Balde-së te Barcelona

Hansi Flick nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Alejandro Balde-së nga Barcelona në ditët e fundit të merkatos, duke theksuar se çdo lojtar duhet të bindë trajnerin me paraqitjet e tij.

Tekniku gjerman u pyet drejtpërdrejt për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll, por nuk dha garanci për qëndrimin e tij në “Camp Nou”.

“Është një çështje e vështirë, sepse ai ka një cilësi të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme të dimë nëse një lojtar është i bindur për të konkurruar në pozicionin e tij. Këtë dua ta shoh nga të gjithë lojtarët e mi”, deklaroi Flick.