Dy takimet e ditës së sotme në Superiore kanë përfunduar në barazim. Partizani dhe Teuta mbyllin takimin pa gola, ndeshje e luajtur në stadiumin e Vorës, pasi Arena e Demave është në rikonstruksion. Dy episode në pjesën e parë, Kallaku humbi penallti për vlonjatët, ndërsa Human në 45’ u ndëshkua me të kuq për demat, pas një goditje pa top të kundërshtarit.
Në pjesën e dytë Teuta dominoi dhe krijoi disa raste të mira, por fati dhe paaftësia e durrsakëve për të shënuar bëri që ndeshja të përfundonte pa gola. Një Partizan plot ndryshime, kaotik dhe pa ide të qarta, për më tepër i padisiplinuar. Te Teuta ka keqardhje për lënien e dy pikëve në start për nga mënyra se si shkoi loja.
Edhe ndeshja tjetër, Laci-Elbasani përfundoi në barazim, me ndryshimin se u fiksua në shifrat 1-1. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Hebajn në fillimin e pjesës e dytë me penallti (I dyshimtë, faull ishte në vijën e zonës së rreptësisë). Vendasit barazuan në 85’ me Cenan. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë, një rezultat deri diku i drejtë për nga mënyra se si shkoi ndeshja.

