Vllaznia zyrtarizon mesfushorin Rijad Kobiljar

Rijad Kobiljar është i Vllaznisë. Klubi kuqeblu ka zyrtarizuar mesfushorin që u largua nga Tirana për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2026/2027. Pra, kontratë 1-vjeçare për lojtarin boshnjak.

Njoftimi i klubit:

Mirë se erdhe, Rijad Kobilar!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Rijad Kobilar, i cili do të veshë fanellën kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Me eksperiencën dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës, Kobilar vjen për të forcuar skuadrën dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit.

I urojmë Rijadit suksese me fanellën kuqeblu dhe një sezon plot arritje!

Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë!