Tifozët amerikanë ëndërrojnë pavarësisht eliminimit

Eliminimi i Shteteve të Bashkuara nga Kupa e Botës 2026 ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të ndërhyjë sërish pranë FIFA-s për t’i dhënë kombëtares amerikane një tjetër mundësi.

SHBA-ja, një nga vendet organizatore të turneut, u eliminua në fazën e 1/8-ave pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Belgjikës. Thirrjet ironike të tifozëve erdhën pasi më herët Trump kishte kërkuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, rishikimin e pezullimit të sulmuesit Folarin Balogun.

Ky i fundit rrezikonte të mungonte në ndeshjen ndaj Belgjikës pas kartonit të kuq të marrë në sfidën me Bosnje-Hercegovinën, por vendimi u rishikua dhe ai u lejua të luante. Pas eliminimit, rrjetet sociale u mbushën me komente satirike.

“SHBA-ja mund ta fitojë ende Botërorin, nëse Donald Trump ka guximin”, shkroi një tifoz. Një tjetër ironizoi: “A mendoni se Trump do të bëjë një tjetër telefonatë për t’i kërkuar FIFA-s të përmbysë fitoren e Belgjikës? Nuk do të habitesha.”

Ndërsa një përdorues tjetër komentoi: “Gjyqtarët ishin totalisht të korruptuar. Trump duhet të telefonojë Gianni Infantinon.”