Çelsi – në kërkim të yllit të Bajern Mynihut..Zherom Boateng

Gazeta gjermane “Kicker” shkruante, ditët e fundit, se Celsi kampion i Anglisë po tregon një interesim të madh për mbrojtësin e Bajernit të Mynihut, Zherom Boateng. Trajneri i “bluve” të Londrës, Antonio Konte, synon që të forcojë mbrojtjen, ndërsa sjellja e Leonardo Bonuçit në ekpin e tij duket si një mision gati i pamundur, kështu që strategu italian është përqëndruar tani tek objektiva të tjerë.

Sipas gazetës së mësipërme, në krye të “listës së dëshirave” të Kontes, tani, është përfaqësuesi gjerman, Zherom Baoteng, që, në fakt, ka kontratë me Bajernin deri më 2021, por ai nuk është i kënaqur me statusin e tij në ekipin bavarez, kështu qëështë gati të ndryshojë mjedis. Por, sidoqoftë, Celsi do ta ketë mjaft të vështirë që ta bindi klubin gjerman që me siguri nuk do të heqë dorë kollaj nga mbrojtësi i vet.

Sfidanti.al