Jelena Ostapenko i bëri vetes një dhuratë të përsosur, me rastin e 20-vjetorit të saj, duke mundur, në gjysmëfinale, në tre sete tenisten zvicerane, Timea Baçinski, dhe duke siguruar, kështu, daljen në finale të këtij turneu prestigjioz francez. Kjo është finalja e parë e një Grand Slemi, ku do të marrë pjesë kjo teniste e re nga Letonia e vogël. Të dy tenisteve të lartpërmendura u qëlloi që t’i festonin ditelindjen e tyre, pikërisht, gjatë ditëve të “Rolan Garosit”, kur Ostapenko mbushi 20 vjeçe, kurse Baçinski – 28 vjeçe.
Tenistja Ostapenko, e 47-tanë ranglistën e ATP-së, deri para fillimit të “Rolan Garosit”, nuk kishte asnjë fitore në këtë turne të famshëm, kurse, tani, në finale, do të luajë me fituesen e ndeshjes mes Simona Halepit dhe Karolina Plishkovës. Sidoqoftë, në karrierën e saj, Ostapenko ka luajtur në trifinale, Carlston 2017, Doha 2016 dhe Kuebek Siti 2015. Nëse kjo teniste e re do të fitojë, këtë të shtunë në finale të “Rolan Garosit”, atëherë, ajo do të bëhet tenistja e parë që do të fitojë një trofe të tillë të rëndësishën që në debutimin e saj në Paris, mbas Gustavo Kuertenit që e ka arritur këtë sukses më 8 qershor 1997, për ironi të fatit, pikërisht, ditën, kur ka lindur Jelena Ostapenko!
Sfidanti.al