Arsen Venger po bisedon me Aleksis Sançezin për një kontratë të re, veçse në “dritare” është shfaqur dikush tjetër, Bajerni i Mynihut. Emisarët bavarezët kanë gati ofertat, sipas mediave britanike, dhe nuk bëhet fjalë për të qenë kursimtarë. Oferta për Arsenalin është 45 milionë euro, një shifër e madhe, por jo e jashtëzakonshme, veçse që spjegohet nga fakti se sulmuesi kilen ka vetëm 1 vite të mbetur kontratë në “Emirejts”. Po ashtu, dihet mirë se Sançez dhe Venger nuk kanë pasur marrëdhënie të mira.
Arsenali ndërkohë po përpiqet të bindë futbollistin që të rinovojë, pasi kjo do ta lejonte të bisedonte më “ballëhapur” me “blerësit”. Vetë Sançez, sipas mediave, kërkon 300 mijë paund stërlina në javë (rreth 350 000 euro), një rritje vërtet spektakolare që londinezët mund të mos e pranojnë. Ata japin deri në 200 000 apo maksimumi 250 000 paund në javë. Gjithsesi, Sançez mund të mos shqetësohet fare, tani që po merr vesh se çfarë do të fitojë tek Bajerni. Flitet për 400 000 euro në javë, që do ta bënte lojtarin më të paguar në skuadër, përpara Robert Levandovskit që merr 340 000.
Sfidanti.al