Ndërsa admiruesit e Formula 1 janë në pritje të garës së Kanadasë këtë fundjavë, një pjesë e pilotëve menduan të argëtoheshin duke bërë rafting në lumin San Lorenzo të Montrealit. Bëhet fjalë për pilotet e Red bull, Daniel Ricciardo e Max Verstappen dhe ata të Toro Rossos, Carlos Sainz jr e Daniel Kvyat. Katër pilotëve iu bashkuan edhe sportistët kanadezë Charles Hamelin e Sebastien Toutant. Dita ka qenë relaksuese për të gjithë pilotët dhe argëtimi në nivelet më të larta, gjë që mund t’u shërbejë atyre për garën e së dielës.
sfidanti.al